Telegrafi

Barcelonës ka një ofertë të re për Joao Cancelon – Man City të gatshëm ta largojnë

Barcelona raportohet se ka paraqitur një ofertë të re për Joao Cancelo te Manchester City, të cilët janë të gatshëm ta shesin që të ulin pagat në klub.

Sipas The Daily Star, klubi katalanas ka paraqitur një ofertë e cila përfshin një tarifë huazimi prej 8 milionë euro dhe një klauzolë blerjeje prej 21.7 milionë euro, e cila do të hyjë në fuqi në fund të periudhës së huazimit.

Kjo marrëveshje e strukturuar pasqyron kufizimet e vazhdueshme financiare të Barcelonës, të cilat edhe një herë kufizojnë fuqinë e tyre të shpenzimeve këtë verë.

Man City do të preferonte të largonte Cancelon përgjithmonë sesa ta largonte në huazim. Megjithatë, pa asnjë ofertë tjetër aktualisht në tryezë, propozimi i Barcelonës mund të jetë opsioni më i mirë i disponueshëm.

Kampionët anglez thuhet se shpresojnë të mbledhin rreth 30 milionë euro nga transferimi i Cancelo dhe pavarësisht ofertës ata po i afrohen objektivit të tyre me ofertën e katalasanve.

Cancelo është gjithashtu i gatshëm të pranojë një pagë më të ulët se ajo aktuale prej 20 mijë euro në javë për të përshpejtuar transferimin. Barcelona është e gatshme të paguajë pagën e tij të plotë, e cila është një zgjidhje tërheqëse për Man Cityn, veçanërisht duke marrë parasysh prishjen e raportit mes Cancelos dhe trajnerit Pep Guardiola.

Barcelona mbetet në krye për nënshkrimin e Cancelos, por ka edhe klube të tjera gjithashtu që kanë shfaqur interes, me gjigantët italianë Juventus dhe Inter që po monitorojnë situatën. /Telegrafi/