Telegrafi

Barcelonës i dështon plani për transferimin e Youssoufa Moukokos

Sulmuesi i ri gjerman Youssoufa Moukoko është bërë objektiv i klubeve më të mëdha evropiane, ndër to edhe Barcelona.

Gjiganti katalunas po vazhdon punën dhe tanimë ka një plan konkret për të ardhur deri te transferimi i sulmuesit gjerman.

18-vjeçari është futur në kontratën e fundit me Borussia Dortmundin, pasi aktualja i skadon në verën e vitit 2023.

Kësisoj katalunasit deshën transferimin e tij në janar për mos të rrezikuar ta humbasin garën nga ndonjë klub tjetër në verë, por një gjë e tillë nuk mund të bëhet.

Ka qenë gazetari Gerard Romero që ka raportuar se Barcelona ka pyetur La Ligan për transferimin e gjermanit, por një kërkesë e tillë është refuzuar.

“Barça dëshironte të transferonte sulmuesin e BorussiaDortmundit, Youssoufa Moukoko këtë janar, ata u konsultuan me La Ligën por iu mohua kjo mundësi për shkak të mungesës së lojës së ndershme. Do të tentohet në verë pasi lojtari do të jetë i lirë”, ka shkruar Romero.

Megjithatë katalunasit nuk do ta kenë aspak të lehtë afrimin e lojtarit në verë, pasi gara për të është jashtëzakonisht e madhe me Chelsean, Man Utd, Real Madrid, Bayern Munich, PSG e Arsenal që e duan. /Telegrafi/