Telegrafi

Barcelona zhvilloi stërvitjen e fundit para El Clasicos, edhe Neymar prezent (Foto)

Barcelona ka zhvilluar stërvitjen e fundit para El Clasicos.

Të gjithë lojtarët u rikthyen në qendrën stërvitore Tito Vilanova për të zhvilluar seancën e fundit para duelit ndaj Real Madridit, shkruan Telegrafi.

Enrique i fokusuar…

Lojtarët kishin një ditë pushim pas eliminimit nga Juventusi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga El Clasico

Luis Enrique bisedoi me lojtarët e tij për gjysmë ore para stërvitjes ku u diskutua ndeshja dhe ku lojtarët morën urdhërat për duelin e të dielës.

Enrique bisedoi gjysmë ore me lojtarët…

Në stërvitje u shfaq edhe Neymar, i cili nuk pritet të luajë, por Barca mund të ndërmarrë rrezikun që ta vë në fushë, pasi në komisionin e apelit në CAS munguan dy anëtarë mëngjesin e sotëm, gjë që ja lejon Barcës shfuqizimin e vendimit.

Barcelona niset mëngjesin e të dielës drejt Madridit. /Telegrafi/