Pas largimit të Sergi Robertos nga Barcelona pas 18 vitesh, Blaugranave u është dashur të ndërrojnë grupin e tyre të kapitenëve.
Ata do të kenë në mënyrë të pazakontë katër zëvendës-kapitenë këtë sezon, në vend të tre tradicionalë.
Marc-Andre ter Stegen u konfirmua si kapiteni i tetë jo-spanjoll ose katalanas i Barcelonës në histori, dhe vetëm i dyti i tyre në 28 vitet e fundit që kur Gica Popescu ishte në vitin 1996 së bashku me Jose Mari Bakero.
Më parë, përzgjedhja zakonisht ndiqte modelin e lojtarëve që kishin qenë më gjatë në klub, por ka ndodhur një largim nga viti paraprak.
Pavarësisht thyerjes së këtij trendi, vihet re se Robert Lewandowski, anëtari më me përvojë i skuadrës së tyre, nuk është një nga pesë.
Sipas Jijantes, përkrah ter Stegenit janë emra si Ronald Araujo dhe Frenkie de Jong, por ayre iu bashkohen edhe Pedri dhe Raphinha.
🚨NOTICIA @JijantesFC
🫡 Ter Stegen, Ronald Araujo, Frenkie de Jong, Raphinha y Pedri son los nuevos capitanes del Fútbol Club Barcelona.
🗣️@lluis7bou pic.twitter.com/dsd56WGfFN
— Jijantes FC (@JijantesFC) August 23, 2024
Përzgjedhja e brazilianit vjen si befasi duke qenë se ai nuk është gjithmonë një lojtar i rregullt, dhe ka vetëm dy vite në klub.
Kjo tregon se sa shumë i vlerësuar është braziliani në dhomën e zhveshjes te Barcelona. /Telegrafi/