Barcelona e ka mposhtur me shumë vështirësi Slavia Pragën në kuadër të Ligës së Kampionëve me rezultat 1-2.
Pas vetëm tre minutash lojë, Blaugranasit kaluan në epërsi me golin e Lionel Messit që u asistua nga Athur Melo.
Pjesa e parë përfundoi me këtë epërsi minimale të skuadrës katalunase, derisa e dyta filloi më mirë për vendasit.
Slavia Praga i barazoi shifrat në 1-1 me golin e shënuar nga mbrojtësi Jan Boril në minutën e 50-të, nga asistimi i Lukas Masopust.
Por, epërsia e vendasve zgjati vetëm shtatë minuta, pasi Peter Olayinka e devijoi goditjen e Luis Suarezit për ta futur topin në rrjetën e tij.
Barcelona është liderë e Grupit F me shtatë pikë, të ndjekur nga Interi me katër, aq sa ka edhe Borussia Dortmundi, ndërsa Slavia Praga ka vetëm një. /Telegrafi/
https://twitter.com/psychoclownblog/status/1187083130395648002
https://twitter.com/RouteOneFootbal/status/1187099066762702849