Kampioni i Spanjës, Barcelona nuk e ka ndërmend ta largojë ndonjërin nga portierët.
Ka qenë drejtori i katalunasve, Robert Fernandez që ka thënë se as gjermani Ter Stegen e as kiliani Claudio Bravo nuk do të largohen nga Camp Nou.
“Ne do të bëjmë të pamundurën për t’i ndalur të dy portierët tanë në skuadër gjatë kësaj vere”.
“Qëllimi ynë është që t’i mbajmë lojtarët kryesorë dhe Ter Stegen e Bravo janë pjesë e rëndësishme e jona”, ka deklaruar Fernandez.
Portieri gjerman zakonisht ka mbrojtur në ndeshjet e Kupës së Spanjës dhe Ligën e Kampionëve, ndërsa kiliani Bravo ka qenë titullar në ndeshjet e kampionatit.
Për Ter Stegen interesim të madh ka shprehur skuadra angleze Liverpool. /Telegrafi/