Telegrafi

Barcelona vihet pas super talentit të Ajaxit, vetëm 19 vjeç dhe shkëlqeu këtë sezon

Mbrojtësi i Ajax, Sergino Dest është kthyer si objektiv i Barcelonës për afatin kalimtar veror.

19-vjeçari që tashmë është ftuar kapur tri herë nga kombëtarja e SHBA-së është në klubin e Ajaxit që nga viti 2018.

Dest këtë vit ka debutuar për skuadrën e parë të gjigantëve holandez dhe ka pasur 32 paraqitje, duke shënuar dy herë.

Sipas medieve holandeze lojtari e ka refuzuar tashmë një ofertë nga Bayern Munich, pasi ëndrra e tij është të transferohet në Camp Nou.

I riu ka startuar në 22 ndeshje në këtë edicion dhe mund të luajë në të dyja anët e mbrojtjes. /Telegrafi/