Barcelona ka postuar në rrjetet sociale një video ku tregon momente nga fitoret e saj më të mëdha në stadiumin “Santiago Bernabeu”.
Kjo pasi që do të përpiqet të përmbysë humbjen 1-3 ndaj Realit në “Camp Nou”.
Në prag të ndeshjes së kthimit të vlefshme për Superkupën e Spanjës, klubi katalanas u ka treguar me një video tifozëve se gjithçka është e mundur.
Secila nga skuadrat do të ketë dy mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje.
Te Realin do të mungojë Cristiano Ronaldo për shkak të kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e parë, ndërsa për Barcelonën do të mungojë kapiteni Andres Iniesta për shkak të një dëmtim.