Tottenham ka arritur të nxjerrë një barazimi me Real Madridin në Bernabeu, në një ndeshje që e zhvilluar mirë.
Drejtori sportivi Barcelonës, Robert Fernandez, ka dërguar disa vëzhgues për të parë nga afër disa lojtarë.
Nëse dështon transferimi i Philippe Coutinhos, Blaugranat si alternativ e shohin danezin Christian Eriksen.
Lojtari që luan tash e një kohe te Tootenham ishte ndër më të mirët në fushë mbrëmjen e shkuar.
Davinson Sanchez po ashtu është një lojtar që pëlqehet nga Barcelona, shkruan Sport.
Kolumbiani i ka kushtuar hiq më pak se 42 milionë funte pas transferimit nga Ajaxi.
Mbrojtësi edhe pse 21 vjeç, ndaj Realit e zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme.
Lojtari tjetër që pëlqehet tej mase nga Fernandez është Dele Alli.
Anglezi nuk luajti mbrëmë pasi ishte i suspenduar me karton të kuq. /Telegrafi/