Kampioni i ri i Spanjës, Barcelona do të bëjë disa ndryshime në verë.
Gjatë afatit kalimtar të dimrit, Barcelona e transferoi mbrojtësin kolumbian Yerry Mina nga Palmerias.
Por Mina nuk ka arritur të bind drejtuesit e Barcelonës duke mos arritur të përshtatet mirë tek katalunasit.
Kësisoj kampioni spanjoll ka vendosur ta huazojë qendërmbrojtësin për të fituar përvojë më të madhe në La Liga.
E përditshmja kataluanse Mundo Deportivo ka raportuar se në garë për Minan janë katër skuadra.
Valencia, Sevilla, Villareal dhe Celta Vigo janë katër ekipet që kanë shprehur interesim për huazimin e Minas.
23-vjeçari do të huazohet pa të drejtë blerje, pasi katalunasit besojnë në aftësitë e tij dhe pritet rikthimi i tij në Camp Nou në vitin 2019.
Mina ka kontratë afatgjate me Barcelonën deri në qershor të vitit 2023. /Telegrafi/