Site icon Telegrafi

Barcelona i vë ultimatum Dembeles

Barcelona i ka kërkuar Ousmane Dembeles që të përcaktohet sa më parë për të ardhmen e tij.

Klubi katalunas i ka ofruar kontratë të re sulmuesit francez, mirëpo ende nuk është i bindur për ta rinovuar atë.

Sipas asaj që raporton ESPBN, Blaugranasit i kanë vënë ultimatum Dembeles që të rinovojë sa më parë kontratën.

Lexo po ashtu Barcelonës i mbaron durimi me agjentin e Dembeles – francezi pritet të shitet në këtë verë

Agjenti i lojtarit po kërkon kushte të reja dhe një rritje të pagës, në mënyrë që të vënë lapsin mbi letër.

Por, katalunasit duan të qëndrojë në marrëveshjen aktuale, por të ketë edhe së paku dy vite në kontratë.

Kujtojmë se Dembele ka edhe një vit kontratë të mbetur te Barcelona dhe në verën e vitit 2022 mund të largohet si i lirë. /Telegrafi/

Exit mobile version