Barcelona është e gatshme të shesë Antoine Griezmannin në këtë afat kalimtar.
Skuadra katalunase nuk llogaritë më në sulmuesin francez, pas sigurimit të shërbimeve të Memphis Depayt.
Sipas asaj që raporton MARCA, Barcelona e ka vënë në shitje Griezmannin dhe kërkon rreth 100 milionë euro.
Edhe pse vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 60 milionë euro, Blaugranasit kërkojnë 40 milionë më shumë.
Juventusi është skuadra më e interesuar për të, por në garë qëndron edhe Paris Saint-Germain.
Barcelona ka transferuar po ashtu edhe Sergio Agueron në fazën ofanzive, derisa ka edhe Ousmane Dembelen për krah. /Telegrafi/