Telegrafi

Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për Bruno Guimaraes

Barcelona thuhet se është e vendosur të transferojë Bruno Guimaraes nga Lyoni.

Edhe pse lojtari kaloi në janar te skuadra franceze nga Athletico Paranense për 20 milionë euro, katalunasit i duan shërbimet e tij.

Blugranasit do të tentojnë që të transferojnë 22 vjeçarin me të përfunduar ky edicion, derisa rivalizohen nga Atletico Madridi.

Lexo po ashtu Top 15 blerjet në afatin kalimtar të janarit në pesë kampionatet më të forta në Evropë

Guimaraes ka bërë vetëm pesë paraqitje te klubi nga Ligue 1, duke treguar se ka potencial të madh si lojtar.

Pasi kaloi te Lyoni për 20 milionë euro, francezët mund të përfitojnë 12 milionë euro nga shitja e tij, pasi mund të shesin atë në shumën e 32 milionëve. /Telegrafi/