Operacioni për një mbrojtës qendror te Barcelona po hyn në një moment kritik, me Jules Kounde, Inigo Martinez dhe Pau Torres, që janë në listë.
Francezi Kounde mbetet prioriteti i Xavit , por ai duket më afër Chelseat, megjithëse Barcelona ka ‘po’-në e lojtarit.
Duke pasur parasysh situatën e negociatave, në Camp Nou ata aktivizuan Planin B, i cili përfshin emrat e dy lojtarëve të tjerë.
Më poshtë situata e tre emrave që janë të lidhur me Barcelonën.
1. Jules Kounde
Barcelona nuk dorëzohet. Chelsea në anën tjetër ka bërë ofertat e tyre dhe janë në pritje të përgjigjes nga Sevilla, edhe pse ata e dinë që Barcelona është më afër me lojtarin, por jo klubin.
Barcelona do të bëjë menjëherë ofertë për Kounde, pasi këmbëngulja e Xavit është vendimtare. Madje, trajneri ka folur në disa raste me lojtarin.
Por Chelsea dhe Sevilla janë në nxitim për të mbyllur transferimin. Në Angli, natyrisht, e konsiderojnë të kryer punën.
2. Inigo Martinez
Mateu Alemany, drejtori i Barçës, telefonoi Jon Uriarte, presidentin e Athletic, për të folur për qendërmbrojtësin, pasi ata e shohin ardhjen e Kounde si të komplikuar.
Mbrojtësi qendror i Rojiblanco ka edhe një vit në kontratën e tij dhe klauzola e tij është 80 milionë euro.
Bisedat kanë filluar tashmë dhe Athletic Bilbao mbetet e qetë përballë interesimit të Barçës për qendërmbrojtësin.
Xavi e njeh Martinezin në mënyrë perfekte pasi ai është përballur me të edhe si lojtar.
3. Pau Torres
Pau Torres është një lojtar që Barça e do prej disa kohësh por që për shkak të rrethanave sportive nuk është realizuar transferimi.
Në vitin 2018 ai mund të ishte lojtar i Barçës, por 25 milionë euro e ndaluan operacionin. Tani largimi nga ‘Nëndetësja e verdhë’, kushton rreth 50 milionë euro.
Barcelona mblodhi informacione për lojtarin disa javë më parë, megjithëse në krahasim, Inigo Martinez do të ishte më i përballueshëm ekonomikisht. /Telegrafi/