Klubi katalunas, Barcelona vazhdon interesimin për sulmuesin e Manchester Unitedit, Edinson Cavani.
Barça dëshiron të forcojë skuadrën në afatin kalimtar dimëror, pasi trajneri Xavi ka disa kërkesa për vazhdimin e kampionatit.
Faza e sulmit pritet të jetë reparti ku do të investohet më shumë dhe tashmë kanë filluar të dalim emrat e parë si transferime të mundshme.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona është e prirur për një lëvizje në janar për sulmuesin e Manchester United, Edinson Cavani.
Cavani, të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit shihet si një opsion i lirë për dimër, pasi marrëveshja për Ferran Torres të Manchester Cityt shihet përtej mundësive të tyre financiare.
Uruguaiani fillimisht pritej të shihte kontratën e tij të skadojë me Djajtë e Kuq, por tani mund të jetë gati të largohet nga klubi këtë dimër, pasi u kufizua në vetëm një ndeshje si titullar në Ligën Premier këtë sezon. /Telegrafi/