Telegrafi

Barcelona vazhdon dominimin në La Liga, mposht edhe Malagan (Video)

Barcelona ka fituar në shtëpi ndaj Malagas me rezultat 2-0 në takimin e vlefshëm për javën e nëntë të kampionatit spanjoll, La Liga.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka vazhduar dominimin e tyre në kampionatin spanjoll, duke marr edhe fitoren e tetë nga nëntë ndeshje të luajtura.

Gjiganti katalunas ka mposhtur Malagan në një takim të dominuar në çdo minutë të ndeshjes.

Goli i parë në ndeshje erdhi qysh në minutën e dytë, ku Gerard Deulofeu shënoi gol të bukur me thembër pas asistimit të Lucas Digne, edhe pse topi dukej se kishte kaluar vijën fundore.

Deulofeu duke festuar me Messin

Në vazhdimin e pjesës së parë, Barcelona pati edhe shumë raste tjerë për gol, ashtu sikurse edhe Malaga me disa gjysmë-raste për të barazuar, por shifrat mbetet të pandryshuara.

Në pjesën e dytë, katalunasit arritën të gjejnë shpejt edhe golin e dytë dhe të qetësisë me anë të kapitenit Andres Iniesta, i cili shënoi në minutën e 56-të pas asistimit të Lionel Messit.

Messi asiston – Iniesta shënon

Deri në fund të ndeshjes, Barcelona e kënaqur me këtë rezultat arriti të menaxhoj mirë ndeshjen dhe në fund fitoi me rezultat 2-0.

Pas kësaj fitore, skuadra e Valverdes vazhdon të kryesoj kampionatin me 25 pikë, ndërsa Malaga thellohet edhe më shumë në vendin e fundit me vetëm një pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Barcelona udhëton te Athletic Bilbao, ndërsa Malaga e pret në shtëpi Celta Vigon. /Telegrafi/