Telegrafi

Barcelona – Valencia, formacionet zyrtare të ndeshjes gjysmëfinale të Copa del Rey

Barcelona dhe Valencia kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshje gjysmëfinale të Copa del Rey e njohur ndryshe si Kupa e Mbretit.

Gjiganti katalunas është nikoqir i Valencias në takimin e parë të vlefshëm për gjysmëfinalen e Copa del Rey.

Skuadra e Valverdes vjen në këtë ndeshje pas një forme të lartë dhe eliminimit të rivalit lokal, Espanyolit në çerekfinale dhe duan të vazhdojnë këtë formë edhe ndaj Valencias.

Në anën tjetër, skuadra e Marcelinos ka tri humbje radhazi mes kampionatit dhe Kupës, teksa duan të marrin rezultat pozitiv nga ky udhëtim i vështirë në Camp Nou.

Valverde ka vendosur ta lë Philippe Coutinhon në bankë, ndërsa Marcelino ka vendosur të startojë me formacionin më të mirë të mundshëm.

Barcelona: Cillessen; Roberto, Pique, Umtiti, Jordi Alba; Vidal, Busquets, Rakitic, Iniesta; Messi, Suarez.

Valencia: Domenech; Montoya, Vezo, Paulista, Gaya; Soler, Parejo, Coquelin, Pereira; Vietto, Rodrigo.  

/Telegrafi/