Philippe Coutinho është një nga futbollistët që trajneri Xavi Hernandez nuk llogarit në të.
Klubi “blaugrana” po sheh të gjitha mundësitë për ta hequr qafe brazilianin, i cili edhe pse është më i paguari ka kontribut minimal në skuadër.
Barça synon të gjejë blerës për brazilianin në Ligën Premier, ku ka klube me burimet e nevojshme financiare për të përballuar pagën e lojtarit.
Sipas “Daily Mail”, Barça ia ka ofruar Coutinhon klubeve si Tottenham dhe Newcastle.
29-vjeçari mbërriti në janar 2018 në “Camp Nou” nga futbolli anglez, Barça i pagoi 120 milionë euro plus 40 në formë bonusesh Liverpoolit.
I huazuar në sezonin 2019-20 te Bayern Munich, ai fitoi tre torfe të rëndësishëm brenda sezonit, ku përfshihet edhe ai i Ligës së Kampionëve.
Coutinho mund t’i bëjë punë sidomos Newcastle, i parafundit në Ligën Premier. /Telegrafi/