Telegrafi

Barcelona u turpërua nën drejtimin e tij, Qiuque Setien refuzon të jap dorëheqje

Quique Setien (Foto: Rafael Marchante/Pool via Getty Images)

Trajneri i Barcelonës, Quique Setién,  ishte shumë i mërzitur nga humbja e rëndë me rezultat 8-2 ndaj Bayern Munich.

Ai i ka shmangur pyetjet rreth të ardhmes së tij, duke refuzuar të jap dorëheqje pas ndeshjes.

“Tani gjithçka është shumë afër për të menduar nëse do të vazhdoj apo jo, realiteti është se kjo nuk varet nga unë”.

Quique Setien (Foto: Rafael Marchante/Pool via Getty Images)

Ai i ndal dhe i komentoi edhe fjalët e Gerard Piqué, që tha se duhet ndryshim në të gjitha sferat e klubit.

“Nëse Piqué , i cili ka qenë këtu gjatë gjithë jetës së tij, ka thënë, ndoshta disa vendime duhet të merren”.

“Unë kam qenë këtu për tetë muaj, nuk do të marr në konsideratë nëse është fundi i ciklit”.

Lionel Messi dhe Sergio Busquets. (Photo by Rafael Marchante/Pool via Getty Images)

“Duhet të bëhet një reflektim i duhur , duke marrë parasysh situatën dhe rrethanën që kjo humbje poshtëruese dhe e dhimbshme përfaqëson për Barcelonën”.

“Ekziston një zhgënjim i madh dhe mbetet vetëm të reflektohet dhe të vendoset “, ka thënë ai duket shtuar se u pranuan shumë gola dhe diçka mungoi. /Telegrafi/