Telegrafi

Barcelona do t’i regjistrojë lojtarët e ri me kohë për fillimin e kampionatit në La Liga

Barcelona ka shitur 24.5 për qind të aksioneve të “Barca Studios” Orpheus Media, një kompani që merret me produksionin audiovizual, për 100 milionë euro dhe në këtë mënyrë do të regjistrojë lojtarët për sezonin e ri.

Shitja u krye me miratimin e Komitetit Ekzekutiv të klubit më 23 tetor të vitit të kaluar.

Pas këtyre të ardhurave, Barcelona pritet të regjistrojë të gjithë lojtarët për sezonin e ri.

Lexo po ashtu Arsenali tregon momentin dramatik kur klubi zbuloi se Pierre-Emerick Aubameyang ishte në Barcelonë pa leje

Emra si Franck Kessie, Andreas Christensen, Roberto Lewandowski, Raphinha dhe Jules Kounde, do të kenë mundësi të luajnë.

Po ashtu edhe Ousmane Dembele dhe Sergi Roberto, që kanë vazhduar kontratat do të mund të regjistrohen.

Barcelona do të mirëpresë Rayo Vallecanon në stadiumin e tyre “Nou Camp” në raundin e parë të sezonit të ri të La Ligës. /Telegrafi/