Mesfushori i Liverpoolit, Philippe Coutinho, përsëri është i lidhur me një kalim te Barcelona që në janar.
Sipas El Mundo Deportivos, Barcelona është gati të paguajë 80 milionë euro dhe 390 milionë euro të tjera bonus.
Jurgen Klopp arriti ta bind klubin që të kos e shes lojtarin gjatë verës edhe pse në adresë të klubit kishte shumë oferta.
Coutinho nuk e ka ndryshuar mendjen dhe është në kontakte të vazhdueshme me lojtarët, trajnerët dhe drejtuesit e Barcelonës.
Ai është i afërt me ish bashkëlojtarin e tij te Liverpool, Luis Suarezin, por dhe me Paulinhon që luan te Brazili.
Blaugranat janë të lumtur që lojtari është kthyer të luajë me skuadrën e tij dhe forma e tij është ajo e kaluara.
Coutinho pritet të bëhet njëri ndër lojtarët më të shtrenjtë në histori. /Telegrafi/