Barcelona do të nënshkruajë me Mamadou Fall në orët e mbetura të afatit kalimtar, raporton gazetari Tom Bogert.
Senegalezi është një qendërmbrojtës që luan për skuadrën e MLS, LA Galaxy.
Barça pritet ta huazojë 20-vjeçarin me një opsion blerjeje prej rreth 6.5 milionë euro.
Fall do t’i bashkohej Barca Atletic. Meqenëse ai është lojtar që luan me këmbë të djathtë, ai ka të ngjarë të formojë një dyshe qendërmbrojtëse me ‘përbindëshin’ Mikayil Faye që Barcelona e ka nënshkruar më herët gjatë afatit kalimtar.
Barca dhe LAFC aktualisht po nënshkruajnë të gjitha dokumentet e nevojshme për të përfunduar shpejt marrëveshjen.
Nga viti 2022 deri në vitin 2023, Mamadou Fall ishte pjesë e Villarreal. /Telegrafi/