Mbrojtësi francez i Stuttgartit, Benjamin Pavard, ka rënë në radarin e skuadrës së madhe spanjolle, Barcelona, e cila i do shërbimet e tij.
22-vjeçari ishte i rregullt në ekipin e Francës, i cili fitoi Kupën e Botës verën e kaluar, duke shënuar edhe një gol mahnitës kundër Argjentinës në 16-tën e fundit.
Paraqitjet e tij të mira bënë që shumë skuadra të mëdha evropiane të vihen pas tij dhe u lidhën me një transferim të tij.
Napoli dhe Bayern Munich kanë qenë të lidhur ngushtë me një lëvizje për Pavard, por raportet e fundit sugjerojnë se Barcelona mund të jetë gati të futet në garë.
Sipas gazetarit të njohur italian Gianluca Di Marzio, Barcelona ka takuar përfaqësuesit e mbrojtësit të VFB Stuttgart.
Stuttgart po lufton për mbetjen në Bundesliga këtë sezon dhe Pavard, i cili është përdorur si pjesë e një sistemi me tre, thuhet se është i hapur për një largim.
Pavard u bashkua me klubin gjerman në verën e vitit 2016 nga Lille dhe është i fundit në një linjë të gjatë mbrojtësish që lidhen me një lëvizje në Camp Nou.
Çmimi i mbrojtësit 22-vjeçar mendohet të jetë 35 milionë euro. /Telegrafi/