Klubi katalunas, Barcelona ka bërë një ofertë për përfaqësuesit e yllit të Borussia Dortmund, Erling Haaland.
Sipas gazetës Sport, përfaqësuesit e Barcelonës janë takuar me agjentit Mino Raiola disa ditë më parë në takimin e paradites në Monaco dhe i kanë paraqitur një ofertë.
Ky medium shton se kjo ishte hera e tretë që ata negociuan me agjentin dhe tani i takon Haalandit të vendosë për ofertën e pranuar.
https:/
Në shtytjen e fundit për Haaland janë tre skuadra. Manchester City, më pas Real Madrid dhe në fund Barcelona, të cilët reaguan shpejt dhe hartuan një plan financiar dhe sportiv për të.
Vendimi do të merret në muajin mars, por Barcelona e dinte se duhej të mbante ritmin me klubet tjera nëse synon vërtet transferimin e norvegjezit.
Ishte mediumi holandez De Telegraaf që zbuloi takimin e fundit në Monaco mes Barcelonës, të përfaqësuar nga Joan Laporta dhe Jordi Cruyff, dhe Raiolas.
Hera e parë që ata të gjithë u takuan ishte në verë, e dyta në galanë e Golden Boy në Torino, dhe në Monaco ata erdhën me një propozim të fortë për Haalandin dhe pasi studiuan realizueshmërinë e transferimit. /Telegrafi/