Drejtuesit e Barcelonës janë takuar gjatë ditës me agjentin e mesfushorit të ri, Pablo Gavi, Ivan de la Pena, ku kanë diskutuar të gjitha detajet për rinovimin e kontratës.
Agjenti i Gavit, De la Pena është takuar sot (e premte) në mëngjes me bordin e Barcelonës.
Diskutimet për kontratën e re po hyjnë tashmë në fazën përfundimtare dhe Barcelona ka ofruar një marrëveshje pesëvjeçare me mbi pesë milionë euro në vit.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, klauzola aktuale e lirimit me vlerë 50 milionë euro do të hiqet dhe drejtuesit e klubit nga Camp Nou synojnë t’i vendosin klauzolë të re 1 miliard euro.
Pas disa orësh, takimi mes agjentit të Gavit dhe drejtuesve të Barcelonës ka përfunduar me disa përafrime.
Meeting finished between Gavi’s agent Ivan de la Peña and Barcelona board. The agreement has not been signed yet – still some points to be clarified before announcement of new deal until 2027. 🔴 #FCB
Negotiations will continue in the next days, sources confirm.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 10, 2022
Marrëveshja nuk është nënshkruar ende pasi ka ende disa pika për t’u sqaruar para shpalljes së marrëveshjes së re të vlefshme deri në vitin 2027.
Negociatat do të vazhdojnë në ditët në vijim, konfirmojnë burimet e Romanos dhe të gjitha lajmet të qojnë drejt një rinovimi të kontratës nga Gavi. /Telegrafi/