Telegrafi

Barcelona takohet me agjentin e Frimpong – çmimi është problemi kryesor

Barcelona ende po hedh rrjetën e saj dhe shpreson se do të kap një mbrojtës të djathtë, por problemi kryesor është se ata nuk mund të ofrojnë shumë para. Kjo ndoshta përjashton shumicën e mbrojtësve të rinj premtues të djathtë.

Një nga lojtarët më premtues në Evropë është Jeremie Frimpong i Bayer Leverkusen, i cili ka dhuruar një sezon të shkëlqyer në Bundesligë. Xabi Alonso i ka dhënë atij edhe më shumë përgjegjësi në krahun e djathtë, gjë që e ka parë atë të bie në sy në të gjithë Evropën.

Fabrizio Romano ka thënë për Caught Offside se Barcelona është e interesuar, por se kanë ndodhur vetëm kontaktet fillestare.

Lexo po ashtu Katër lojtarët që pritet të largohen nga Barcelona gjatë kësaj jave

“Formalisht ai nuk ka ndryshuar agjent, agjenti i tij Lemmert ka bashkëpunuar me agjencitë e tjera për të vendosur rreth të ardhmes së Frimpong. Agjenti i tij u takua me Bayernin, Barcelonën dhe Manchester United në prill, por asgjë nuk është avancuar në këtë fazë, njësoj për Cancelo dhe Dumfries”, ka zbuluar eksperti i transferimeve.

Megjithatë, vlerësimi i Romanos, i bërë në rubrikën e tij në Substack, është se Frimpong do të kushtonte një pjesë të mirë të buxhetit të transferimit të Barcelonës.

Lexo po ashtu Klauzola e çuditshme e Barcelonës për 32 vjeçarin Gundogan

“Mendoj se çmimi i kërkuar mund të jetë rreth 35-40 milionë euro”, ka shtuar më tej ai.

Ndërsa ky është vetëm vlerësimi i Romanos, është e vështirë ta shohësh atë të lëvizë për shumë më pak. Kjo lloj tarife duket shumë e pamundur nëse Barcelona nuk do të bënte një ose dy shitje të mëdha. /Telegrafi/