E ardhmja e Andreas Christensen vazhdon të jetë ende në dyshim, nëse do të mbetet te Barcelona apo do të largohet.
Barcelona do të shqyrtojë ofertat për Andreas Christensen nëse danezi refuzon të nënshkruajë një kontratë të re në muajt e ardhshëm, sipas Matteo Moretto.
Qendërmbrojtësi aktualisht është i lënduar, me rikthimin e tij që pritet të ndodhë në fund të muajit dhjetor.
Marrëveshja aktuale e Christensen skadon në vitin 2026 që do të thotë se ai do të jetë i disponueshëm me një kosto të ulët verën e ardhshme nëse nuk e zgjat kontratën e tij me Barcelonën.
28-vjeçari ka bërë 75 paraqitje për Barcelonën, duke shënuar shtatë gola me fanellën e blaugranëve.
Për të interesim ka nga skuadrat angleze përfshirë Arsenalin, Newcastle United dhe Manchester United, derisa katalunasit synojnë të fitojnë rreth 30 milionë euro nga shitja e tij. /Telegrafi/