Barcelona dhe Real Madrid do të hapin sezonin e ri me ndeshjet zyrtare.
Katalonasit do të jenë mikpritës në Nou Camp të skuadrës madrliene me fillim në ora 22:00.
Por, siç e do rendi kampioni i Spanjës dhe Evropës duhet të pritet me nderime të larta gjatë hyrjes në fushë.
Futbollistët duhet të krijojnë të ashtuquajturën garden e nderit teksa mysafirët do të hynë në fushë.
Megjithëse, ende nuk është marrë ndonjë vendim rreth kësaj, 60 për qind e votuesve kundrejt 40 soshve në sondazhin e medieve spanjolle mendojnë që Barca do të respektojë në këtë formë Realin.
Theksojmë se edhe në të kaluarën ka pasur respektime të tilla ndaj njëri-tjetrit.
Vlen të ceket se ndeshja e dytë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet të mërkurën në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/