Barcelona thuhet se po konsideron shitjen e Frenkie de Jong dhe ka identifikuar Bruno Guimaraes të Newcastle United si një zëvendësues të mundshëm.
Sipas mediumit Fichajes, e ardhmja e mesfushorit holandez mbetet e pasigurt, me klubin të hapur për oferta nëse nuk arrihet një marrëveshje rinovimi.
Barcelona ka kohë që monitoron Guimaraes. Mesfushori i Newcastle përshtatet me planet e tyre për shkak të aftësisë së tij për të kontribuar si në mbrojtje ashtu edhe në lojën e ndërtuar.
E ardhmja e tij në St James’ Park mund të varet nëse Newcastle kualifikohet në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Arsenali dhe Manchester City gjithashtu janë lidhur me Guimaraes, por asnjëri nga klubet nuk e ka prioritet nënshkrimin e tij.
🚨 Barcelona are considering a move for Newcastle’s Bruno Guimarães, who is also of interest to Arsenal and Manchester City.
(Source: @CaughtOffside) pic.twitter.com/x2vbx9Wznt
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) March 6, 2025
Në anën tjetër, Barcelona mund të kërkojë të përshpejtojë negociatat nëse De Jong largohet në verë.
Neëcastle është në një pozicion të fortë financiar dhe nuk do ta bëjë të lehtë për Barcelonën. Megjithatë, mundësia për t’iu bashkuar një prej klubeve më të mëdha evropiane mund të ndikojë në vendimin e Guimaraes në verë. /Telegrafi/