Site icon Telegrafi

Barcelona synon shitjen e Pjanicit para 12 korrikut

Miralem Pjanic u transferua me shumë bujë edicionin e kaluar te Barcelona.

Në fakt mesfushori boshnjak ishte pjesë e një shkëmbimi që e dërgoi Arthur Melon në Juventus.

Përkundër entuziazmit të madh për të luajtur te Barcelona, Pjanic nuk ka arritur të lë gjurmë në La Liga.

Në 30 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, Pjanic nuk ka shënuar e asistuar asnjëherë.

Barcelona e ka nxjerr në shitje lojtarin dhe synohet që shitja e tij të ndodh deri më 12 korrik.

Trajneri Ronald Koeman do të nis stërvitjet me grupin më 12 korrik dhe nuk dëshiron që aty të jetë Pjanic dhe disa lojtarë të tjerë të cilët nuk i ka në plane për të ardhmen.

Sipas mediave spanjolle Barcelona është në bisedime me disa skuadra për shitjen e Pjanic gjatë afatit kalimtar veror.

Rikthimi i boshnjakut te Juventusi mbetet një mundësi pasi Zonja e Vjetër ka rikthyer trajnerit Massimiliano Allegri me të cilin Pjanic kishte shkëlqyer.

Gjithsesi dy skuadra të tjera që mbetën në garë për të janë edhe Inter dhe Paris Saint Germain.

Barcelona synon që nga shitja e 31-vjeçarit të fitojë mbi 30 milionë euro. /Telegrafi/

Exit mobile version