Klubi katalunas, Barcelona është e gatshme të shesë dyshen braziliane, Philippe Coutinho dhe Malcom për të arritur blerjen e yllit të Manchester Unitedit, Marcos Rashford.
Barcelona është e gatshme të nisë një ofertë të madhe shkëmbimi për të bindur Unitedit që të lirojë sulmuesin anglez, Rashford.
Të vetëdijshëm se bisedimet e reja të kontratës midis Unitedit dhe Rashfordit nuk kanë shkuar pozitivisht, drejtuesit e Barçës shohin një mundësi për të provokuar transferimin e tij në Spanjë këtë verë.
Vlerësimi i sulmuesit të Anglisë mendohet të jetë tek 100 milionë funte dhe katalunasin synojë të bindin Unitedin duke ofruar njërin nga dy lojtarët e saj si shkëmbim të pjesshëm.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona do të vendosë Malcomin dhe Coutinho në tavolinë, si pjesë e një propozimi për shkëmbimin para plus lojtar për Rashford.
Malcom dhe Coutinho u nënshkruan nga Barcelona vitin e kaluar për një shifër të kombinuar prej 180 milionë euro, por tashmë çmimet e tyre kanë rënë. /Telegrafi/