Telegrafi

Barcelona synon rikthimin e Dani Olmos në Camp Nou

Dani Olmo. (Photo by Alex Pantling/Getty Images)

U largua si një fëmijë në moshën 16-vjeçare nga Barcelona në drejtim të Zagrebit, ndërsa tani pesë vite më vonë katalunasit po kërkojnë rikthimin e tij.

Fjala është për mesfushorin e talentuar të Dinamo Zagrebit, Dani Olmon i cili është duke kaluar nëpër një formë fantastike.

21-vjeçari ka shkëlqyer ku në 19 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar gjashtë gola dhe ka bërë po aq asistime.

Shumë klube janë vënë pas tij mes të cilave Roma, Juventus, Napoli, Manchester United, Manchester City, Arsenal e Bayern Munich.

Por duket se e ardhmja e lojtarit përsëri do të jetë në vendlindjen e tij në Barcelonë.

Dani Olmo. (Photo by Angel Martinez/Getty Images)

Kampionët në fuqi të Spanjës po e udhëheqin garën për talentin katalunas dhe tanimë kanë filluar bisedimet me Dinamo Zagrebin.

Sipas medieve spanjolle Barcelona është gati t’i përmbushë kërkesat e Dinamo Zagrebit duke dërguar një ofertë prej 40 milionë euro.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse lojtari preferon rikthimin në Barcelonë apo do të kërkojë një kampionat tjetër si Serie A, Bundesliga apo Liga Premier. /Telegrafi/