Site icon Telegrafi

Barcelona synon edhe katër shitje tjera dhe dy huazime këtë javë

Klubi i madh katalunas, Barcelona nuk ka përfunduar ende punën e largimeve dhe synon t’i shesë edhe katër lojtarë pa u mbyllur afati kalimtar i verës.

Barcelona është e etur të mbledhë fonde këtë verë për të sjellë lojtarë të rinj dhe gjithashtu ka kërkuar të shesë disa lojtarë të panevojshëm.

Klubi nga Camp Nou është e etur për të balancuar librat financiar edhe pas largimeve të Luis Suarez, Arturo Vidal, Ivan Rakitic, Arthur dhe Nelson Semedo.

Lexo po ashtu Koeman konfirmon se do mbrojtës dhe sulmues te Barcelona

Sipas mediumit Mundo Deportivo, bordi i klubit dhe trajneri kërkojnë të largojnë edhe katër lojtarë këtë javë, pa i mbyllur afati kalimtar veror.

Mundo Deportivo shton se emrat që synohen të largohet janë Jean-Clair Todibo, Rafinha, Samuel Umtiti dhe Martin Braithwaite.

Todibo është një shënjestër e Fulhamit dhe klubi anglez thuhet se është në bisedime me lojtarin si dhe me Barcelonën.

Umtiti, i cili ka pasur shumë probleme me dëmtime kohëve të fundit mund të përfundojë te francez te francezët e Lyonit.

Lexo po ashtu Lyon interesohet për rikthimin e Umtitit, Barça gati ta përfshijë francezin në ofertën për Depay

E ardhmja e Rafinha në Camp Nou ka qenë në ekuilibër për disa kohë tani, dhe ai pritet të largohet nga klubi këtë verë. Ai është huazuar disa herë, por po kërkon një largim të përhershëm nga Barcelona.

Mesfushori ka qenë i lidhur me disa klube në Spanjë, por asgjë nuk është materializuar deri më tani, pasi se çmimi i kërkuar i Barcelonës prej 16 milionë eurosh është një ‘problem’.

Lojtari i fundit në listë është Braithwaite, i cili u nënshkrua në fillim të këtij viti, por kurrë nuk arriti të bëjë përshtypje dhe Barcelona u bllokua në një investim që nuk korri asnjë shpërblim.

Ronald Koeman nuk ka plane për Riqui Puig dhe Carles Alena këtë sezon. Ai dëshiron që të dy lojtarët të largohen në huazim këtë verë. /Telegrafi/

Exit mobile version