Barcelona janë duke menduar një ofertë të papritur për mbrojtësin e Liverpoolit, Nathaniel Clyne.
Reprezentuesi anglez ka impresionuar në Anfield Road që nga bashkimi i tij nga Southampton në vitin 2015, dhe Barca e shohin atë si një zëvendësim i qëndrueshëm për Dani Alves, i cili u bashkua me Juventusin këtë sezon.
Sipas The Sun, katalunasit dëshirojnë të ofrojnë plot 20 milionë funte për transferimin e mbrojtësit të djathtë në Camp Nou.
Skuadra katalunase ka qenë gjithashtu e lidhur edhe me Glen Johnsonin e Stoke City në ditët e fundit.
Megjithatë, më tepër janë joshur nga mbrojtësi i ri, edhe pse ‘Redsat’ do të kërkojnë një tarifë të madhe për transferimin e tij. /Telegrafi/