Telegrafi

Barcelona sulmin e fundit për Rabiot, 50 milionë euro ofertë PSG-së

SINGAPORE - JULY 30: Adrien Rabiot #25 of Paris Saint Germain walks during the International Champions Cup match between Paris Saint Germain and Clu b de Atletico Madrid at the National Stadium on July 30, 2018 in Singapore. (Photo by Thananuwat Srirasant/Getty Images for ICC)

Barcelona po shpreson që të nënshkruajë me mesfushorin e Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot, para mbylljes së afatit kalimtar të gushtit për 50 milionë euro.

23-vjeçari që nuk ishte pjesë e Kampionatit Botëror me Francën është në fund të kontratës me klubin dhe verën e ardhshme mund të largohet si lojtar i lirë.

Sipas El Mundo Deportivos, zyrtarët e Blaugranave janë të bindur se një marrëveshje mund të arrihet para mbylljes së afatit kalimtar me 31 gusht.

Adrien Rabiot në duel (Getty Images for ICC)

Drejtori teknik i Barcelonës, Eric Abidal, është takuar me nënën e lojtarit për të diskutuar për një marrëveshje të mundshme.

Madje El Mundo Deportivo ka edhe imazhe të takimit.

Edhe Sport kishte sugjeruar për një marrëveshje brenda këtij afati kalimtar.

Adrien Rabiot te PSG (Getty Images)

Deri tani Barcelona ka nënshkruar me Arthur Melon dhe Arturo Vidalin, ndërsa janë larguar Andres Iniesta dhe Paulinho.

Në huazim është dhënë Andre Gome, por e njëjta do të ndodh edhe me Rafinha Alcantaran. /Telegrafi/