Telegrafi

Barcelona sjell pasardhësin e Robert Lewandowskit për 40 milionë euro – sulmuesi 18 vjeçar konsiderohet si prej më të mirëve në rolin e tij

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi që mund ta pasojë për një kohë të gjatë Robert Lewandowski pasi ky të vendosë se është koha të largohet nga klubi ose të përfundojë karrierën e tij.

Si kandidati kryesor për këtë spikat, Vitor Roque, sulmuesi 18-vjeçar i Athletico Paranaense, i cili shihet në Camp Nou si një lojtar që ia vlente të investohet.

Klubi brazilian ka vendosur një çmim prej 40 milionë eurosh për talentin e tyre më të madh, që është shumë më tepër se sa mund të paguajë Barcelona duke pasur parasysh problemet e tyre të mëdha financiare.

Siç shkruan gazetari spanjoll Toni Juanmarti, negociatat janë ende në vazhdim dhe Barcelona mund ta sjellë Roquen me një pagesë me këste.

Edhe pse ai është i aftë të luajë gjerësisht në fushë, pozicioni më i mirë i Vitorit është si qendërsulmues.

https://www.youtube.com/watch?v=xB4Xy8IY5Ug&embeds_euri=https%3A%2F%2Fwww.google.com%2Fsearch%3Fq%3Dvitor%2Broque%26source%3Dlmns%26tbm%3Dvid%26bih%3D657%26biw%3D1366%26rlz%3D1C1GCEA_en__1010__1010%26hl%3Den%26sa%3DX%26ved%3D2ahUK&source_ve_path=MjM4NTE&feature=emb_title

Ishin këto atribute që më së shumti ranë në sy të trajnerit të tij të parë në Athletic – Luiz Felipe Scolari.

“Çfarëdo që të kërkojmë prej tij, ai e bën, por pozicioni i tij më i mirë është numri 9. Ai di të luajë në atë pjesë të fushës, mund të gjejë vazhdimisht hapësirë ​​dhe të marrë pjesë mirë në aspekte të tjera të lojës”.

“Ai është numri nëntë që nuk më pëlqente ta ruaja kur isha lojtar. Vitor do të përmirësohet edhe më shumë. Ai do të jetë një nga futbollistët nga i cili Brazili do të fitojë shumë dhe do të shohim nëse do të vazhdojë të zhvillohet në pozicionin që luan”, kishte thënë Scolari. /Telegrafi/