Barcelona e ka mbyllur sezonin 2022/23 me humbje, pasi u mposht 2-1 nga Cleta Vigo edhe pse u shpallën kampion.
Pas 11 minutash lojë, Blaugranasit menduan se kishin shënuar, por goli i Franck Kessie u anulua për pozicion jashtë loje.
Mirëpo, fatin e njëjtë nuk e pati edhe Cleta Vigo, pasi shënoi nëpërmjet Veiga (42’), ndërsa Haris Seferovic ishte asistuesi.
A por la última conquista ⏯️
46' | 1-0 | #CeltaBarça#AVitoriaéNosa#AgoraCeltaAgora pic.twitter.com/wRrentL1hT
— RC Celta (@RCCelta) June 4, 2023
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën u shënuan dy gola të tjerë.
Në minutën e 65-të, Veiga ia doli të shënonte edhe të dytin personal, për rezultatin 2-0.
Ansu Fati e riktheu skuadrën e tij në lojë me golin e realizuar në minutën e 79-të, me një asistim të Ousmane Dembeles, por që vetëm kaq ishte mundësia e tyre.
Barcelona si kampione e këtij edicioni e mbylli sezonin me 88 pikë të grumbulluara, dhjetë më shumë se rivali i tyre më i madh, Real Madridi. /Telegrafi/