Telegrafi

Barcelona shumë pranë marrëveshjes për ta blinduar Gavin, kontratë afatgjate me klauzolë të çmendur

Barcelona është shumë pranë arritjes së marrëveshjes për një kontratë të re me mesfushorin e talentuar Gavi.

Mesfushori i talentuar ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e katalunasve dhe ka zgjuar interesimin e skuadrave më të mëdha evropiane.

17-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në verën e vitit 2023 me një klauzolë të ulët prej 50 milionë eurove.

Real Madrid, Liverpool, Chelsea, Bayern Munich, PSG e Manchester United janë të gatshme ta paguajnë këtë klauzolë për t’i marrë shërbimet e Gavit.

Por dëshira e lojtarit është të qëndrojë në Camp Nou dhe ai po bisedon me klubin për një marrëveshje të re afatgjate.

Fabrizio Romano ka njoftuar se palët janë drejt fundit të negociatave pasi tanimë duket gjithçka e kryer sa i përket një kontrate të re e cila do të jetë deri në vitin 2027.

Lexo po ashtu Dembele, Gavi e Lewandowski, drejtori i Barcelonës flet për rinovimet e kontratave dhe transferimin e mundshëm të polakut në Camp Nou

Gjithashtu katalunasit do t’i vendosin yllit të ri një klauzolë të çmendur largimi prej një miliard euro, klauzolë të tillë ka vetëm Ansu Fati e Pedri.

Gavi këtë edicion ka zhvilluar 46 ndeshje me ekipin e parë të Barcelonës ku ka shënuar edhe dy gola e ka asituar në gjashtë të tjerë. /Telegrafi/