Barcelona është e gatshme ta largojë Philippe Coutinhon në afatin e ardhshëm kalimtar dhe një transferim te Newcastle United është shumë i mundshëm.
Klubi katalunas ende e sheh Coutinhon si zëvendësues dhe, duke pasur parasysh pagën e tij të lartë, ata besojnë se ai nuk po e justifikon atë.
Kështu, Barça planifikon ta ofrojë atë te disa klube të ndryshme gjatë afatit kalimtar të janarit.
Sipas gazetës Sport, Barcelona shpreson të largojë Coutinhon drejt Newcastlet, pasi klubi anglez tani ka pronarë të rinj shumë të pasur.
Barcelona thuhet se do të ishte e gatshme të pranonte edhe një huazim me opsion blerje vetëm për ta larguar brazilianin nga lista e pagave.
Coutinho kohëve të fundit është lidhur edhe me një rikthim te Liverpooli dhe një transferim të mundshëm në Serie A. /Telegrafi/