Barcelona ka fituar me rezultat të thellë 6-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të La Ligas ndaj Gironas.
Skuadra e Ernesto Valverdes ka vazhduar pa humbje në kampionatin spanjoll, ku në ndeshjen e fundit në Camp Nou kanë shkatërruar rivalin lokal, Gironan.
Ndeshja filloi me një gol të shpejt dhe befasues nga mysafirët, të cilët shënuan me anë të Portu (3′), por Barça reagoi shpejt me anë të Luis Suarez (5′), i cili shënoi për 1-1.
Pas Suarezit erdhi radha e Lionel Messi, i cili shënoi fillimisht një gol të bukur në minutën e 30-të për 2-1 pastaj në minutën e 36-të një supergol nga goditja e dënimit për 3-1.
Barcelona gjeti golin edhe në minutën e 44-të të ndeshjes me anë të uruguaianit Suarez, i cili shënoi pas asistimit të Philippe Coutinhos për 4-1 dhe dërgoi skuadrat në pushim.
Në pjesën e dytë, gjiganti katalunas arriti të gjej edhe dy herë tjera rrugën e rrjetës, ku fillimisht ishte Coutinho (66′) që shënoi një gol të bukur nga distanca për 5-1.
Për 6-1 u përkujdes Luis Suarez (76′), i cili kompletoi het-trikun duke shënuar nga afërsia dhe vulosi fitoren e thellë dhe rezultatin përfundimtar të takimit.
Pas kësaj fitore, Barcelona gjendet në vendin e parë me 65 pikë apo 10 më shumë se ndjekësi i tyre Atletico Madrid, ndërsa Girona renditet e nëntë me 34 pikë.
Në takimin e radhës, Blaugranët luajnë në udhëtim te Las Palmas, teksa Girona e pret në shtëpi Celta Vigon. /Telegrafi/
https://twitter.com/ilMessi10i/status/967498509783052289