Telegrafi

Barcelona shikon Morin si pasardhës të Mascheranos (Video)

Mbrojtësi argjentinas ka përfunduar në radarin e Barcelonës si përforcim për mbrojtjen.

Klubi katalunas është në kërkim për një qendërmbrojtës, pasi Javier Macherano pritet të largohet gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas gazetës spanjolle Sport, Barcelona si pasardhës të mbrojtësit argjentinas, pe shikon po një argjentinas, por shumë i ri në moshë, mbrojtësin e Evertonit, Ramiro Funes Mori.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Ishte drejtori sportiv i klubit katalunas, Robert Fernandez, i cili ka shikuar nga afër qendërmbrojtësin argjentinas, gjatë fitores së Argjentinës ndaj Venezulës në kuadër të Kupës së Amerikës.

Megjithatë, nuk dihet nëse klubi anglez do të hekë dorë aq lehtë, pasi e sheh si mbrojtës të së ardhmes. /Telegrafi/