Site icon Telegrafi

Barcelona shfaqi problemin më të madh me Dembelen në mesazhin e lamtumirës për anësorin

Barcelona shkroi një mesazh të gjatë lamtumire për Ousmane Dembele në faqen e tyre zyrtare.

Blaugranët theksuan rekordin e dobët të lëndimeve të francezit në mesazhin e tyre për lojtarin.

Një pjesë e letrës së lamtumirës së Barçës thotë: “Pas një sezoni premtues, lëndimet e goditën përsëri dhe sulmuesi francez humbi pothuajse të gjithë sezonin”.

Lexo po ashtu Çfarë po ndodh, Barcelona fshin postimin ku falënderoi lojtarin dhe lajmëroi detajet e transferimit të Dembeles te PSG

“Ardhja e Xavi Hernandez si trajner e pa Dembelen të rikuperonte formën e tij më të mirë, duke shënuar 11 gola dhe duke krijuar 21 asistime në dy sezonet nën drejtimin aktual të Barçës”.

Në total, Dembele humbi 119 ndeshje për Barcelonën për shkak të lëndimeve. Kështu, francezi ishte pothuajse më shumë jashtë fushe se sa brenda saj.

Rekordi i lëndimeve të Dembeles ishte problemi i tij më i madh te Barça. Por, ai dukej se e kaloi atë pasi Xavi mori drejtimin si trajner i Barçës. /Telegrafi/

 

Exit mobile version