Telegrafi

Barcelona shënjëstron Sterlingun, City i gatshëm të shesë anglezin

Barcelona është e interesuar që të transferojë Raheem Sterlingun nga Manchester City.

Citizens raportohet se i kanë bërë të ditur lojtarit se është i lirë që të kërkojë një aventurë të re.

Sipas asaj që raporton Diario Sport, Sterling tashmë është në radarin e skuadrës katalunase dhe marrëveshja mund të realizohet pas Kampionatit Evropian.

Lexo po ashtu Manchester City pritet t’i ofrojë dy yje për transferimin e Harry Kane

Pep Guardiola po kërkon largimin e disa lojtarëve, në mënyrë që të financojë transferimin e Harry Kanes.

Lojtari 26 vjeçar mund të pranojë kalimin në Camp Nou, duke ditur se do e ketë shansin të luajë edhe me njërin ndër lojtarët më të mirë në botë, Lionel Messin.

Nga Barcelona në këtë verë mund të largohen edhe lojtarë si Philippe Coutinho, Miralem Pjanic dhe Samuel Umtit, e që do e mundësonin më lehtë marrëveshjen me Sterlingun. /Telegrafi/