Telegrafi

Barcelona rrezikon t’i humbë pesë lojtarë në përballjen ndaj Espanyolit

Barcelona do të jetë nikoqir i Espanyolit në kuadër të javës së 35-të në La liga, ku do të shpresojë që të fitojë ndaj rivalit lokal.

Ky takim fillon sot (e mërkure) nga ora 22:00, derisa katalunasit duhet të djersiten shumë për t’i marrë tri pikë.

Në rast të humbjes, Espanyoli mund të bije në La Liga 2, shkaku që është në vendin e fundit me 24 pikë.

Nga kjo situatë, dëshmohet se do të jetë një luftë për çdo top, pasi Barcelona është aktualisht katër pikë larg liderit Real Madridi dhe nuk duhet të dështojë asesi.

Nga kjo përballje që pritet të jetë e zjarrtë, Gerard Pique, Arturo Vidal, Luis Saurez, Lionel Messi dhe Martin Braithwaite, janë një kartonë larg suspendimit për një ndeshje.

Anëtarët e Barcelonës plotësojnë numrin e kartonëve të verdhë në rast të ndëshkimit ndaj Espanyolit dhe mund të mungonin në sfidën ndaj Real Valladolidit. /Telegrafi/