Telegrafi

Barcelona rrezikon të mbetet pa katër yje për derbin me Real Madridin

Katër lojtarë të Barcelonës rrezikojnë pezullimin kur skuadra të përballet me Athletic Bilbaon në San Mames të dielën, më 12 mars.

Kjo listë përfshin lojtarë si, Sergio Busquets, Franck Kessie, Raphinha dhe Ferran Torres.

Të gjithë lojtarët e lartpërmendur janë ndëshkuar katër herë në kampionat me kartonë të verdhë, që do të thotë se një më shumë do të çojë në një pezullim me një ndeshje.

Lexo po ashtu Firmino pritet t'i bashkohet Barcelonës si lojtar i lirë

Mungesa e ndonjë prej emrave të lartpërmendur do ta vendoste Barcelonën në telashe të mëdha, kryesisht sepse ata tashmë janë në vështirësi për gjendjen fizike të disa prej futbollistëve të ekipit të parë dhe më e rëndësishmja, ata do të luajnë me Real Madridin në xhiron tjetër.

Më tej, Ousmane Dembele dhe Pedri do të mungojnë për shkak të lëndimeve.

Nga ana tjetër, lajmi i mirë për Xavin është se Robert Lewandowski do të jetë i disponueshëm për këtë lojë. Reprezentuesi polak është rikuperuar plotësisht nga lëndimi i kofshës. /Telegrafi/