Telegrafi

Barcelona rreshtohet pas Eriksenit

LONDON, ENGLAND - OCTOBER 14: Christian Eriksen of Tottenham Hotspur celebrates scoring his sides first goal during the Premier League match between Tottenham Hotspur and AFC Bournemouth at Wembley Stadium on October 14, 2017 in London, England. (Photo by Richard Heathcote/Getty Images)

Gjiganti spanjoll, Barcelona është rreshtuar pas një transferimi për mesfushorin e Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.

Barcelona është në kërkim të përforcimeve të vazhdueshme për ta bërë ekipin edhe më konkurrues.

Kështu, sipas mediumit spanjoll Don Balon, Barça mund ta kthejë vëmendjen te ylli danez i Tottenhamit, Eriksen.

Lexo po ashtu Barcelona vëzhgon nga afër Tottenhamin , interesohet për tre lojtarë të tyre

E gjithë kjo pasi thuhet se Liverpooli po refuzon të lejoj largimin e brazilianit Philippe Coutinho.

Eriksen duke festuar një gol me fanellën e Tottenham këtë edicion

Gjigantët e La Ligës ende po kërkojnë të shpenzojnë në janar për të shtuar një lojtar të cilësisë së lartë në radhët e tyre, me yllin e Liverpoolit, objektivi kryesor.

Ousmane Dembele ende po shërohet nga lëndimet dhe Andres Iniesta nuk është aq i fortë sa ishte dikur në mesfushë, kështu që nevoja për të shtuar në janar një yll është e lartë në rendin e ditës së Barcelonës.

Lexo po ashtu Nëse nuk arrihet Coutinho, Barcelona ka alternativën tjetër nga Liga Premier – gati oferta e lartë për Eriksen

Coutinho e kishte vendosur zemrën në një kalim të verës në Kataluni, por Merseysiders e kanë zhveshur ëndrrën e tij dhe Barca po e shikon Eriksenin nëse Liverpool nuk do të lejojë brazilianin të shkojë në Spanjë.

Oferta që mendon të bëjë gjiganti katalunas për yllin danez të Tottenahmit mendohet të jetë rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/