Gjiganti spanjoll, Barcelona është rreshtuar pas një transferimi për mesfushorin e Tottenham Hotspur, Christian Eriksen.
Barcelona është në kërkim të përforcimeve të vazhdueshme për ta bërë ekipin edhe më konkurrues.
Kështu, sipas mediumit spanjoll Don Balon, Barça mund ta kthejë vëmendjen te ylli danez i Tottenhamit, Eriksen.
E gjithë kjo pasi thuhet se Liverpooli po refuzon të lejoj largimin e brazilianit Philippe Coutinho.
Gjigantët e La Ligës ende po kërkojnë të shpenzojnë në janar për të shtuar një lojtar të cilësisë së lartë në radhët e tyre, me yllin e Liverpoolit, objektivi kryesor.
Ousmane Dembele ende po shërohet nga lëndimet dhe Andres Iniesta nuk është aq i fortë sa ishte dikur në mesfushë, kështu që nevoja për të shtuar në janar një yll është e lartë në rendin e ditës së Barcelonës.
Coutinho e kishte vendosur zemrën në një kalim të verës në Kataluni, por Merseysiders e kanë zhveshur ëndrrën e tij dhe Barca po e shikon Eriksenin nëse Liverpool nuk do të lejojë brazilianin të shkojë në Spanjë.
Oferta që mendon të bëjë gjiganti katalunas për yllin danez të Tottenahmit mendohet të jetë rreth 100 milionë euro. /Telegrafi/