Telegrafi

Barcelona rikthen intersimin për Pogban

Paul Pogba(Foto: Stu Forster/Getty Images/Guliver)

Tashmë është bërë e ditur se Paul Pogba do të largohet nga Manchester United, ndërsa është duke pritur oferta nga Real Madridi dhe Barcelona, që ka kohë që i duan shërbimet e tij.

Mesfushori francez është rikthyer në radarin e skuadrës katalonase edhe pse sipas Tuttosport, në garë është futur së fundmi edhe Juventus, që duan ta rikthejnë sërish në Torino.

Pogba po kërkohet nga Real Madridi dhe Barcelona, pas raporteve të acaruar me Ole Gunnar Solskjaer dhe bordin e Manchester United në ndeshjet e fundit në Ligën Premier, derisa është fyer edhe nga tifozët e skuadrës angleze.

(Foto: Getty Images/Guliver/Twitter)

Për ta realizuar transferimin e mesfushorit francez, skuadra katalonase duhet të paguajë hiq më pak se 150 milionë euro, pasi që ‘Djajtë e Kuq’ nuk janë të gatshëm ta lënë të largohet nën atë vlerë.

Barcelona tashmë e ka transferuar Frenkie De Jongun dhe ka arritur marrëveshje personale me anëtarin tjetër të Ajaxit, Matthijs de Ligt, ndërsa po mendon ta shesë në verë Ivan Rakiticin. /Telegrafi/