Barcelona ka rindezur interesimin për sulmuesin me përvojë Edinson Cavani, raporton Fichajes.
Reprezentuesi uruguaian është një lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës së tij me Manchester United dhe mund të shkojë në Camp Nou nëse Blaugranaasit dështojnë të arrijë një marrëveshje për Robert Lewandowskin.
Sulmuesi polak është shënjestra kryesore e klubit katalunas, por Bayer Munichu po refuzon që ta shesë atë.
Kështu, për të mos mbetur duarbosh, Barcelona po projekton transferimin e Cavanit, që do ta merrte me parametra zero.
Por, një transferim i Cristiano Ronaldos te Bavarezët do t’i hapte rrugë transferimit të Lewandowskit në Camp Nou dhe uruguaiani do të duhej të shikonte ndonjë skuadër tjetër.
Mirëpo, siç qëndrojnë gjërat, Cavani është në listën e Barcelonës dhe bisedimet janë duke vazhduar nga të dyja kampet. /Telegrafi/