Barcelona është duke tentuar sërish të transferojë Cedric Bakambun nga Beijing Guoan.
Lojtari në afatin e janarit të kaluar kishte marrëveshje personale me skuadrën katalunase, mirëpo në fund lëvizja nuk u finalizua.
Por, me ardhjen e Xavi Hernandez, Bakambu mund të jetë transferimi i parë i Barcelonës në afatin e dimrit.
Sipas asaj që raporton EL Nacional, spanjolli kërkon të përforcojë skuadrën, sidomos në fazën defanzive, andaj lojtari është në listën e tij.
Kontrata e sulmuesit te Beijing Guoan skadon në fund të këtij viti dhe Blaugranasit mund ta marrin si lojtar të lirë.
Xavit i është premtuar nga Joan Laporta se do t’i sjellin disa lojtarë në verën e ardhshme, por që duhet të largojnë disa që i posedojnë. /Telegrafi/